Jeni tradhtuar por keni vendosur ta falni?

Lifestyle August 03, 2017 - 08:59

Nëse keni vendosur, duhet të jeni të vetëdijshëm që kjo rrugë nuk do të jetë e vështirë vetëm për ju, por edhe për partnerin tuaj. Mos e rëndoni situatën dhe pastaj ta kafshoni gjuhën. Tradhtinë nuk guxoni ta përmendni non-stop. Me këtë sjellje do ta gjykoni partnerin, duke u munduar t’ia rikujtoni fajin e bërë, por edhe veten, në mënyrë konstante do të risillni në kujtesë ndjenjat e dhimbshme që i keni kaluar

Nëse keni qenë të tradhtuar, dhe keni vendosur që të falni, bëhuni gati për atë, pasi që do t’ju nevojitet shumë vetëbesim dhe dëshirë që ta shpëtoni marrëdhënien tuaj. Në vazhdim do të paraqesim disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë.

Shkaku i tradhtisë

Edhe pse kjo është një bisedë e vështirë, nga partneri duhet ta mësoni pse ju ka tradhtuar, që të mund ta falni. Arsyeja do t’ju zbulojë atë që do të duhet ta ndërronit në lidhjen tuaj. Ndoshta ka filluar ta largojë pamja juaj e lënë pa dore, ndoshta është ndjerë i/e vetmuar apo i/e pakuptueshme. Dikujt i mungon seksi, ndërsa të tjerët gjatë tradhtisë seriozisht dashurohen. Nëse është rasti i dytë në pyetje, duhet të mendoni se a ju shpaguhet që ta shpëtoni lidhjen tuaj. Shumica e njerëzve gjatë lidhjes së dashurisë shikon në personin tjetër, por duhet ta dallojmë simpatinë e çastit dhe rënien në dashurinë e vërtetë për të cilën mund ta rrezikonit lidhjen tuaj. Nëse edhe partneri juaj është dashuruar në dikë tjetër, mundeni partnerit t’i falni dhe t’i falënderoheni se e keni mësuar të vërtetën. Por, vlerësoni a mund ta përballoni arsyen e tradhtisë dhe ekziston dëshira që të dy ta shpëtoni lidhjen. Shpresa mbetet vetëm në rast të pendimit të sinqertë të partnerit për shkak të tradhtisë.

Mos e përmendni

Nëse keni vendosur, duhet të jeni të vetëdijshëm që kjo rrugë nuk do të jetë e vështirë vetëm për ju, por edhe për partnerin tuaj. Mos e rëndoni situatën dhe pastaj ta kafshoni gjuhën. Tradhtinë nuk guxoni ta përmendni non-stop. Me këtë sjellje do ta gjykoni partnerin, duke u munduar t’ia rikujtoni fajin e bërë, por edhe veten, në mënyrë konstante do të risillni në kujtesë ndjenjat e dhimbshme që i keni kaluar. Përveç kësaj, përmendja e pandërprerë e tradhtisë mund të sjell deri te ndikimi i padëshiruar. Partneri mund të hidhërohet shumë dhe do të pendohet që ka qenë i sinqertë, dhe për shkak të sjelljes suaj do të vjen në përfundim se më mençur do të ishte të gënjente. Nëse partneri juaj u ka pranuar tradhtinë dhe ju keni vendosur për falje, tani ju e keni radhën që ta bëni hapin e ardhshëm. Përpiquni t’i mbizotëroni ndjenjat negative dhe ta kuptoni se për tradhtinë jeni fajtor të dy dhe për këtë as ju e as partneri juaj nuk jeni persona të këqij.

Shumë mundim dhe vullnet

Kjo do të thotë, se pasi që ndonjëri nga ju ka vendosur për falje, pason shumë mundim, sfida dhe momente të vështira, javë e ndoshta edhe muaj në të cilët ndërmjet jush do të mbizotërojë tensioni dhe bisedat e kujdesshme. Tradhtia është gjykim dhe sfidë e vështirë, por edhe mund ta forcojë lidhjen tuaj. Mundoni ta rikujtoni se pse jeni dashuruar, përsëri njoftohuni nëpërmjet bisedave, tregoni njëri-tjetrit se çka ju bën të lumtur, sidomos në fillim, merruni me tema të lehta të cilat do t’ju argëtojnë. Mos e përmendni tradhtinë, por planifikoni festat, shëtituni dhe merruni me sport, të cilat do ta lirojnë energjinë tuaj. Lidhuni në një mënyrë të re. Natyrisht, mos e harroni  gjininë që i përkisni, dhe nëse keni vendosur për falje, jini të sigurt se kjo nuk do t’ju mundojë kohë pas kohe dhe do të mund ta tejkaloni ndjenjën e dhimbjes dhe tradhtisë. Vetëm vullneti i fortë dhe partneri i përkushtuar, i cili vërtetë është penduar për shkak të tradhtisë, mund ta shpëtojë dhe të riforcojë lidhjen tuaj.