Çka ëndërrojnë femrat dhe çka meshkujt?

Lifestyle July 14, 2017 - 08:52

Një laborator kanadez ka vendosur ta zbulojë se cilat janë ëndrrat më të shpeshta te të dyja gjinitë, kështu kanë kryer hulumtimin në 28 mijë të anketuar në mes moshës 10 dhe 79-vjeçare, gjatë 11 vjetëve dhe këto ditë në mediet e këtij vendi edhe i kanë bërë publike rezultatet që dolën nga ky hulumtim, transmeton "Zeri.info".

Rezultatet edhe nuk janë aq befasuese: meshkujt më së shpeshti ëndërrojnë për seks, të paktën kështu pohojnë 85 për qind e të anketuarve, derisa për femrat ëndrra më e shpeshtë është ajo në të cilën dikush i ndjek, që kanë thënë 83 për qind e të anketuarave.

Këto dy ëndrra janë të përbashkëta për pjesëtarët e të dyja gjinive, sepse edhe njëra, edhe tjetra janë në vendin e dytë të ëndrrave më të shpeshta te gjinia e kundërt, 78 për qind e meshkujve kanë ëndrra në të cilat i ndjek dikush, ndërsa 73 për qind e femrave ëndërrojnë për seksin. Femrat shpesh ëndërrojnë edhe për insektet, vdekjen dhe rënien në provim, derisa meshkujt kanë ëndrra si vrasjet, sulmet e jashtëtokësorëve. /Zeri/.