Lifestyle

Maskat që ju 'shpëtojnë' fytyrën

Maskat që ju 'shpëtojnë' fytyrën
10 korrik 2017 • 18 : 33

Situatat stresuese, puna e tepërt, mungesa e gjumit, problemet shëndetësore – të gjitha këto mund të bëjnë lëkurën e fytyrës që të duket keq dhe e lodhur.

Por në vend se të shpenzoni shuma parash të majme për kremëra dhe trajtime të ndryshme të lëkurës së fytyrës, janë disa maska natyrale që mund t’i bëni  në shtëpi, transmeton Klan Kosova.

Maska me patate dhe limon

Image

 

Përbërësit:

1 patate

Lëngun e gjysmë limonit

Si ta përgatisni?

Blujeni pataten, vendoseni atë në një enë dhe më pas shtoni lëngun e limonit dhe përzieni mirë me një lugë derisa të krijoni një masë homogjene.

Si ta përdorni?

Vendoseni këtë maskë në fytyrën tuaj duke bërë lëvizje rrethore, dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë.

Kjo maskë është efektive sidomos për shenjat e fytyrës. Për vetëm tri herë të përdorimit të kësaj maske, ju do të shihni se fytyra juaj do të shkëlqejë dhe shenjat e fytyrës do të largohen.

Maska me tranguj

Image

 

Përbërësit:

1 trangull

1 e bardhë e vezës

Si ta përgatisni?

Tundeni të bardhën e vezës derisa të bëhet shkumë. Më pas shtojeni edhe trangullin e grirë derisa të bëhet një masë homogjene.

Si ta përdorni?

Vendoseni këtë maskë në fytyrën tuaj, dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me ujë.

© zëri.info