Disa mënyra të thjeshta për t’u dobësuar çdo ditë

Lifestyle June 10, 2017 - 08:46

Kilet e tepërta shpeshherë kthehen në një “stres” të madh sidomos për femrat. Të humbasësh kile nuk është kurrë një gjë e lehtë për t’u bërë sidomos nëse ju jeni të vendosur të humbisni shumë kile për një kohë relativisht të shkurtër, transmeton "Zeri.info".

Por për të realizuar këtë duhet një dietë e rreptë dhe e kombinuar, me regjim të rregullt dhe me stërvitje. Por nëse jeni të kufizuar në kohë dhe nuk ndiqni dot një regjim të tillë, ju duhet të humbisni peshë në mënyrë graduale.

Kjo ndikon pozitivisht edhe në organizmin tuaj pasi po të humbisni peshë në mënyrë të shpejtë do të keni problem shëndetësore. Ja çfarë duhet të bëni:

Hani në të njëjtën kohë: Të hani çdo ditë në të njëjtën kohë ju ndihmon në ekuilibrimin e orarit tuaj duke ulur dëshirën që keni për ushqim.

Përgatisni ushqimin: Të përgatisni ushqimin tuaj ju jep përparësi të dini saktësisht se çfarë do të hani. Në vend të majonezës apo salcat që blini në dyqan përdorni fruta dhe perime dhe përgatitni vetë salcat.

Bëni shëtitje: Të ecësh është mënyra më e mirë për të djegur kaloritë e shumta që keni marrë. Ecja nuk është e thënë të jetë 30 minuta, mjafton edhe 5 minuta në këmbë.

Asnjëherë mos harroni qëllimin tuaj: E fundit, por jo më pak e rëndësishme, duke mbajtur qëllimet tuaja në mendje është e rëndësishme jo vetëm për humbjen e peshës, por edhe për ndjekjen e një jetese të shëndetshme./Zeri/.

Vitaminat: C, E, D

Proteinat: 0,9 g

Mineralet: Hekur, kalcium, magnez