Prekja dhe ledhatimi bëjnë mrekulli në dashuri

Lifestyle June 10, 2017 - 08:37

Për t’ju mësuar të kënaqeni, duhet ta njihni atë që ju shkon për shtati, atë që ju kënaq. Një diçka të tillë do ta kuptoni duke filluar ta hulumtoni trupin tuaj, transmeton "Zeri.info".

Me prekje partnerit ia bëni me dije se e pranoni ashtu si është, se dëshironi të jeni në afërsi të tij. Nganjëherë prekja kalon në ledhatim e nganjëherë edhe në dashuri. Derisa prekni partnerin, në gjak ju sekretohet dije se e pranoni ashtu si është, se dëshironi të jeni në afërsi të tij. Nganjëherë prekj hormoni serotoninë, i cili zgjon pasionin.

Tek femrat ai forcon dëshirën seksuale e po ashtu edhe tek meshkujt. Në trupin e njeriut ka shumë zona erogjene, të cilat mund t’i stimuloni me prekje. Janë gjoksi, qafa, veshët…etj. Gishtërinjtë, buzët dhe gjuha, si dhe duart, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit në mënyrë të shkëlqyeshme e përcjellin energjinë tek njëri-tjetri. Kur ta prekni partnerin tuaj, përqendrohuni tek duart tuaja dhe paramendoni se si energjia dashurore rrëshqet nga duart tuaj në trupin e partneres suaj.

Gjithçka fillon me puthje

Ndjenja që ofrojnë buzët kur bashkohen janë qaste aq të bukura, aq të këndshme, saqë njerëzit puthen me orë të tëra. Prandaj, bashkimi apo prekja e buzëve është pjesa më kryesore e lojës në dashuri dhe nuk duhet ta anashkaloni, sidomos pasi që puthjen mund ta bëni kurdo dhe kudo. Shumica e njerëzve në mënyrë instiktive marrëdhënien e fillon me puthje, sepse në këtë mënyrë dëshirat dhe frymën e tyre e ndajnë me partnerin. Sipas një mësimi të lashtë kinez, gjuha dhe buzët i takojnë kanalit më të rëndësishëm përmes të cilit këmbehen energjitë. Kur të prekeni me gjuhë dhe buzë, partnerit ia dërgoni energjinë tuaj, njëkohësisht duke konsumuar energjinë e tij. Flokët janë pika më e lartë në trup e po ashtu edhe pika më e lartë e energjisë. Në veshë gjendet një numër i madh i pikave të akupunkturës që janë shumë të ndjeshme në prekje dhe në puthje. Shpina është kanali kryesor energjetik e sidomos është e ndjeshme në qafë dhe pjesën e poshtme. Shpina është përcjellës i energjisë nga të gjitha pjesët e trupit në drejtim të trurit. Prandaj, kur të përqafoheni, partnerin tuaj ledhatojeni ngadalë në qafë apo në shpinë.

Imagjinoni

Për t’ju mësuar të kënaqeni, duhet ta njihni atë që ju shkon për shtati, atë që ju kënaq. Një diçka të tillë do ta kuptoni duke filluar ta hulumtoni trupin tuaj. Reagoni në secilën frymë të kënaqësisë suaj. Mos u turpëroni. Luani, eksperimentoni dhe tentoni që sa më shumë ta kënaqni njëri-tjetrin. Do ta shihni, pas një kohe do të çoni dashuri si kurrë më parë. Ndani me partnerit fshehtësitë dhe imagjinatën seksuale duke e shtyrë të bisedojë rreth asaj që imagjinon. Provoni që t’ia përmbushni njëri-tjetrit ëndrrat seksuale. Madje, vetëm pak ledhatim, si të duarve, ul rrahjen e zemrës dhe zvogëlon hormonin e stresit, kortizolin. Mjaftojnë përqafimet dhe prekjet që në të tru të lirohet oksitocina, hormoni i afërsisë që njerëzit i bën të lumtur./Zeri/.