Do të hani gjithmonë mëngjes pasi ta lexoni këtë

Lifestyle June 08, 2017 - 08:50

Kemi dëgjuar të thonë se mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës.

Por a e dini pse?

Mëngjesi ju ndihmon të humbni peshë

Njerëzit të cilët nuk e hanë mëngjesin, kanë 50% më shumë gjasa që të bëhen me mbipeshë.

Mëngjesi përmirëson performancën intelektuale

Ngrënia e mëngjesit në fakt rrit nivelin e koncentrimit dhe përmirëson kujtesën tuaj dhe aftësitë e tjera mendore.

Mëngjesi është ushqimi më i mirë për t’ia filluar ditës

Është dëshmuar shkencërisht se njerëzit të cilët hanë mëngjes çdo ditë kanë më shumë energi gjatë ditës dhe zakonisht i hanë vaktet e tjera në një mënyrë më të balancuar.

Mëngjesi riaktivizon metabolizmin tuaj

Gjatë natës trupi juaj nuk merr ushqim për disa orë. Kështu që pasi të zgjoheni në mëngjes duhet të hani një mëngjes të mirë për të forcuar metabolizmin.

Mëngjesi ju ndihmon ta reduktoni ankthin

Nëse keni një mëngjes të mirë, nuk do të bëheni shumë të uritur dhe kështu do të evitoni mbingrënien gjatë drekës.

Mëngjesi përmirëson humorin

Është fakt. Edhe pse mund të tingëllojë çuditshëm, ushqimi në mëngjes ju bën të ndjeheni më të lumtur.

Ngrënia e mëngjesit përmirëson shëndetin e zemrës

Ngrënia e një mëngjesi të shëndetshëm përmirëson nivelet e kolesterolit në gjak.