Maska me banane e domate për më pak rrudha

Lifestyle June 05, 2017 - 17:55

Plakja është një proces i natyrshëm që nuk mund të ndalohet.

Shenjat e para të plakjes vijnë më rrudha të lehta kryesisht rreth zonës së syve, buzëve dhe ballit, e këto vijnë si pasojë e humbjes së kolagjenit që mban bashkë strukturën e qelizave të lëkurës.

Ndonëse plakja nuk mund të ndalet plotësisht, megjithatë janë disa tretmane natyrale, që mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës sonë.

Më poshtë po ju sjllen një krem natyral kundër rrudhave që është parë si shumë efektiv nga shumë gra anë e mbanë botës, transmeton Klan Kosova.

Përbrësit:

1 banane

1 domate

1 lugë çaji xhel aloe vera

Si ta përgatisni këtë krem?

Largoni lëvorën e domatës dhe prejeni atë më pas në pjesë të vogla. Më pas, largoni farat nga domatja dhe shtrydheni lëngun e domates në sasi prej dy lugësh çaji.

Këtë lëng hidheni në copat e prera të bananes paraprakisht e më pas shtoni xhelin aloe vera dhe përzieni mirë.

Krijoni kështu një masë homogjeni të cilën e vendosni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 25 deri 30 minuta. Më pas pastrojeni fytyrën me shumë ujë të ngrohtë.