Ndihmojeni veten me këto shprehi

Lifestyle May 14, 2017 - 11:26

 

Dëshironi të mbani mendjen e kthjellët dhe t’i shmangeni në maksimum plakjes?

Këtë mund ta bëni duke stërvitur trurin në çdo moment, duke mos e lejuar atë të humbasë asnjë nivel të inteligjencës që gëzojmë në rininë tonë të hershme.

Pra, duke e sforcuar atë që të mësojë gjëra të reja dhe të ruajë ende kuriozitetin rreth tyre.

Vetëm në këtë mënyrë, neuronet mbeten të aktivizuara dhe mbeten të lidhura me njëra-tjetrën. Me pak fjalë, truri mbetet gjithmonë në gjendje aktive, duke qenë kështu i aftë të kujtojë dhe prodhojë.

Por si mund të arrihet kjo?

Shumë thjesht, ja disa këshilla praktike.

Provoni gjëra të reja

Provoni të aplikoni aktivitete, disiplina, apo interesa të ndryshme nga ato që ushtroni zakonisht. Këtu përfshihet edhe kuzhina; provoni receta që nuk i keni bërë kurrë më parë.

Mësoni gjëra të reja

Bëjini shumë pyetje vetes dhe përpiquni të mësoni sa më shumë gjëra të reja. Shikoni në fjalor kuptimin e një fjale që nuk e dini. Përpiquni gjithashtu, që të mësoni edhe një gjuhë të huaj.

Vizitoni vende të reja

Kur ju ta keni të mundur, mundohuni të kaloni disa ditë larg nga vendlindja juaj, për të zbuluar vende të reja.

Lexoni libra

Lexoni sa më shumë libra dhe çdo gjë, qofshin këto edhe vetëm gazeta, revista, apo informacione në internet. Qëndro i informuar, dhe përpiquni të merrni opinione mbi tema të mundshme të asaj që ju rrethon.

Mësoni të luani në ndonjë instrument muzikor

Mësoni gjuhë të huaja

Bëni sa më shumë ushtrime fizike