Obeziteti, beteja e suksesshme në Amsterdam (Video)

Lifestyle April 17, 2017 - 12:36

I njohur kryesisht për tulipanet dhe biçikletat, Amsterdami është kthyer në një prej qyteteve më të susksesshme në luftën kundër obezitetit.

1 në 5 fëmijë në Amsterdam rrezikohet nga probleme shëndetësore në të ardhmen..Por statusit si qyteti me nivelin më të lartë të obezitetit në Holandë ai i është përgjigjur me një program të efekteshëm që po prodhon rezultat edhe në komunitetet më të varfëra e të vështira për t’u arritur.

Ndër të tjera programi parashikon ndalimin e lëngjeve në shkolla dhe investimet për më shumë burime me ujë të pijshëm rreth qytetit; zhvillimin e kurseve për gatime të shëndetshme në shkolla, refuzimin për të sponsorizuar evente të financuara nga kompani fast-foodesh, inkurajimin e prindërve për t’i propozuar fëmijëve biçikletat pa pedale, si dhe anëtarësime në qendra e aktivitete sportive pa para për familjet më të ardhura të ulëta.

Nga 2012 deri në 2015 numri i personave mbipeshë ka rënë me 12 përqind. Por Amsterdami ka bërë atë që askush tjetër nuk ka mundur para tij, pasi rënia më e madhe është shënuar në shtresat e ulëta ekonomike-sociale.

Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi, pasi siç thotë menaxherja e programit Karen den Hertog gjumi i pamjaftueshëm çrregullon hormonet. Për këtë arsye zhvillohen herë pas here diskutime me prindërit mbi modelet e gjumit të fëmijëve.