Shalqiri, burim vitaminash

Lifestyle March 30, 2017 - 10:05

Shalqiri renditet në vendet e para të listës së ushqimeve të verës. Ai na freskon dhe është një frutë që shuan etjen.

Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mirë për shëndetin. Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B, transmeton "Zeri.info".

Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor.

Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit gjatë muajve të nxehtë. Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyra.

Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t’u dobësuar quhet citrulline.

Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi.

Shalqiri përmirëson humorin. Ka vitaminë B6, një përbërës i rëndësishëm ushqimor përgjegjës për qetësimin e humorit, përcjell "Zeri.info"

Për më tepër përmbajtja e vitaminës C mbron trupin kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë shumë probleme në organizëm, duke përfshirë edhe depresionin.

Shalqiri ndihmon edhe në ekuilibrimin hormonal, të cilat ndikojnë në humorin tuaj.

Duke ngrënë më shumë shalqi gjatë ditës është një hap drejt përmirësimit të humorit, reduktimit të stresit dhe luftës kundër depresionit dhe ankthit. /ZËRI/

 

Image