E vërtetë apo mit: A është mëngjesi me të vërtetë vakti më i rëndësishëm?

Lifestyle March 23, 2017 - 14:35

A e kapërceni vaktin e mëngjesit për çdo mëngjes?

Nëse përgjigjja juaj është po, ju duhet të dini se çfarë ju ndodhë në organizmin tuaj për shkak të kësaj.

Me siguri që ndjeheni të lodhur dhe të rraskapitur, sikur keni një mungesë të energjisë, dhe kjo është për shkak se ju ka rënë niveli i sheqerit në gjak. Jeni përgjumshëm, ju ka rënë përqendrimi, nuk mundeni që të jepni maksimumin në punë ...

Truri nuk e ka marrë ushqimin e nevojshëm, e kjo është për të një shok i madh. Prandaj është thënë se kur truti është i uritur, është në një gjendje të veçantë.

“Nëse në mëngjes nuk është ushqyer, funksionet intelektuale dhe emocionale i dobësohen. Personi bëhet nervoz, i prirur për të ndryshuar humorin, përqendrimi e ka minimal, ndërsa kujtesën të shkurtë”, shpjegon dietologia, Maggie Moon.

Në anën tjetër, kapërcimi i vaktit të mëngjesit nuk është i mire as për linjën. Metabolizmi ngadalësohet, kaloritë digjen ngadalë, muskujt nuk mund të zhvillohen.

Ekspertët thonë se kjo reflektohet në bukurinë e lëkurës, që do të thotë se i gjithë trupi vuan kur ju nuk hani në mëngjes./GazetaExpress/.