Të joshës si një mashkull!

Lifestyle February 23, 2017 - 09:23

A e keni pyetur veten ndonjëherë ku gaboni derisa bëni për vete ndonjë mashkull? Me siguri në taktikë!

Por as kjo nuk është diçka e keqe nëse në kohë e kuptoni se si funksionon truri i meshkujve dhe rrëmbeni taktikat e tyre të joshjes e cila bëhet në disa hapa.

Flirti

Meshkujt e shohin a je e lirë duke shtruar disa pyetje- atëherë përdoreni taktikën e njëjtë. Më pas leni mega statuse në faqet e FB, tek miqtë e përbashkët, për të cilat jeni e sigurt se do t’i lexojë.

Dërgojini ndonjëherë edhe SMS neutral apo ndonjë të hareshëm. Për fillim është boll që ai të interesohet për ju, transmeton "Zeri.info".

Gjuha e dashurisë

Kjo mënyrë e bashkëbisedimit në ditët e sotme zhvillohet nëpër internet. Meshkujt e sotëm e adhurojnë teknologjinë dhe gati gjithmonë me anë të saj e bëjnë hapin e parë.

Vazhdoni ta provokoni në FB duke i dërguar ‘Poke’ e cila njihet si një shtytje për të filluar flirtin, punoni në këtë për disa kohë pastaj filloni me e-mail dhe dërgojani listën e pyetjeve që ju interesojnë “A i do më shumë macet apo qentë”, ‘A i hani hamburgerët’, etj, përcjell "Zeri.info".

Kjo taktikë zakonisht funksionon, sepse mban interesimin tuaj për te, ju lehtëson nga bisedat e para me të dhe të gjithë kanë qejf të flasin për vete. Shtoni nga një puthje në mesazhet e para. Nëse ai i kthen në të njëjtën mënyrë, me siguri i pëlqeni.

Por prapë ktheni puthjet në të njëjtin numër as më pak e as më shumë. Kohë pas kohe bëjani vetes me dije që jeni duke përdorur taktikën e meshkujve dhe mbahuni totalisht larg telefonit!

Shkruajeni numrin e telefonit

Bëni diçka të marrë, si për shembull, derdhjani pijen në prehër. Më pas kërkoni falje duke u tallur, ose thjeshtë vazhdoni të pini. Mbushjani mendjen shoqes të marrë numrin e tij të telefonit.

Merruni vesh për takim

Caktoni takim me një SMS i cili do të përmbajë drejtshkrim jo të mirë, diku të shtunave në ora 3 të mes natës. Mbani mend që edhe ju si të gjithë meshkujt, tronditeni nga refuzimi dhe asnjëherë mos thirrni direkt për takim.

Mund t’i shkruani “A je për një biskotë të nxehtë me kafe” apo nëse e keni parë që është i interesuar shkruajani: “Do të jem në këtë klub të premten mbrëma, nëse vjen në ora 9 mund të na bashkohesh, apo ndoshta edhe mund të shkojmë diku vetë për një pije”, transmeton "Zeri.info".

Jini të matura dhe jo shumë konkrete, në rast se nuk i keni kuptuar mirë sinjalet e tij.

Planifikoni takimin

Nëse pranon të dalë, atëherë jeni në lojë. Megjithatë meshkujt e sotëm kanë një dilemë të madhe se ku ta çojnë femrën.

Mendimi i parë i secilit mashkull është të shkoni në ndonjë restorant, por shpejt çojnë dorë nga kjo pasi që është shumë shtrenjtë dhe femrat këtë e presin, andaj ndonjë kafiteri është gjithmonë e mirëseardhur për takimin e parë. /ZËRI/