Festivali i restoranteve

Lifestyle January 16, 2017 - 16:16

Fjala restorant rrjedh nga një fjalë franceze ku edhe është zbuluar ne shekullin 17-18. Në një restorant mund të shërbehesh, të ushqehesh dhe të pish, ka edhe muzikë që dallohet në disa raste.

Në kohët e sotme në Evropë mundesh të gjesh lloj-lloj të restoranteve që dallohen nga disa aspekte si psh, kuzhina, llojet e njerëzve që vijnë aty, kualiteti, menyja e ushqimit, menyja e verërave. Sa lloje të sektorëve janë dhe si dallohen ato? Sektori i ‘pijeve’, dmth supermarketet e ndryshme dhe dyqanet e pijeve. 

Sektori i ‘shërbimeve’, fast, shitja e ushqimit me qëllime të një shërbimi të shpejt. Sektori ‘restorant’ ku shitet ushqimi dhe pijet e lidhura me ushqimin. Sektori ‘hotel’ ku mysafirët munden të ushqehen, sigurojnë akomodimin dhe banimin në objekt. ‘Party Sector Marketing’ dhe organizimin e ngjarjeve dhe palëve.

Të gjitha këto në Evropë ndahen dhe klasifikohen, ku shpeshherë edhe bëhesh konfuz se ku do ikësh dhe të ushqehesh, zakonisht këtu në Holandë, restorantet ndahen sipas kuzhinave dhe llojet e tyre prandaj shumë shpesh edhe është ma e lehtë në fund të vendosesh se ku do ikësh.

Në Kosovë nuk është shpjeguar mirë aspekti dhe llojet e restoranteve, se si dallohen dhe si veprohet. Shumica e tyre shkruan “Restorant”, psh ku aty ka vetëm pica, pastaj orientimi i objekteve, tavolinat, ngjyrat e objektit, klasifikimi i grupeve apo i njerëzve, etj, etj.

E morra shembull klasifikimin e njerëzve sepse është shumë me rëndësi se çka dëshiron të shërbesh në lokalin tënd si psh, në një restorant që është i veshur me të bardha, ka tavolina të bukura dhe dritare me xhama të gjatë dhe një meny ku ka vetëm peshk, aty nuk mundet të vijnë rregullisht studentët dhe ta pinë nga një birrë apo makiato.

Bistro dhe Brasserie

Bistro është diçka klasike, lokal i erret, tavolinat e drurit, qirinjtë nëpër tavolina, është e mundur që ta takosh dhe të ulesh afër komshiut tuaj dhe është shumë klasike që ushqimin ta shërben kuzhinieri me rroba të kuzhinës dmth në mënyrë të thjesht dhe shumë xhentile.

Ushqimi këtu është i lirë dhe jo shumë kualitativ.

Brasserie është diçka më moderne, lokal i hapur me xhama shumë të hapur, me tavolina të shtruara dhe shpeshherë ka një lloj menyje shumë atraktive por jo edhe aq kualitative.

Dallimi mes të dyjave është arsyeja e fundit, brasseria zakonisht rreshtohet në ndërtesat me dritare të gjata me shumë pasqyre dhe tavolina të mbuluara me çarçafë të bardhë. Përfundimi i këtij shkrimi ka të bëjë me mënyrën dhe ndarjen e lokaleve në Kosovë.

Është  shumë me rëndësi ta klasifikosh lokalin tënd në mënyrën e rregullt, aspak nuk është e keqe që t’ia vendosesh lokalit tuaj emrin psh ‘Taverna Dugi’, e jo ‘Restorant Dugi’.