Harroni sa më parë këto shprehi

Lifestyle September 27, 2016 - 09:21

Dredhja e qafës deri në kërcitje mund të jetë relaksuese, por në qoftë se shpesh veproni ashtu mund të shkaktoni dëmtimin e ligamenteve në atë zonë

Ajo që bëjmë kur jemi të shqetësuar më shumë i pengon njerëzit rreth nesh sesa neve personalisht, por disa shprehi që kemi kur jemi të shqetësuar vërtet mund të na dëmtojnë.

- Kafshimi i thonjve: Një gjë është nëse kafshoni thonjtë tuaj gjatë një filmi të tmerrshëm dhe  krejt tjetër gjë është në qoftë se ajo bëhet shprehi, sepse me kafshimin e thonjve, dëmtoni thonjtë dhe lëkurën rreth tyre. Bakteret transmetohen nga goja në lëkurë dhe anasjelltas. Bakteret nën thonj mund të arrijnë në gojë dhe të shkaktojnë infeksion të fytit dhe qafës.

- Përdredhja e flokëve: Përdredhja e fijeve të flokëve mund të rezultojë pas një kohë me dëmtimin e rrënjëve. Kjo mund të çojë në humbjen e përhershme të flokëve në pjesë të caktuara, si dhe infeksionin e lëkurës së kokës.

- Kërcitja e qafës: Dredhja e qafës deri në kërcitje mund të jetë relaksuese, por në qoftë se shpesh veproni ashtu mund të shkaktoni dëmtimin e ligamenteve në atë zonë. Pas një kohe mund të paraqitet artriti. Në raste të rralla mund të shkaktojë edhe sulm në tru.

- Shtrëngimi i dhëmbëve: Shtrëngimi dhe fërkimi i dhëmbëve mund të dëmtojë shëndetin tuaj oral, si dhe mund të rezultojë me dëmtime të nyjave në nofulla./Zeri/.

 

Image