Si e bën grimin Bella Hadid (Video)

Lifestyle September 04, 2016 - 18:43

E re dhe e bukur, kështu që nuk i duhet shumë për “të shkëlqyer”, mirëpo kjo manekine thotë që ekzistojnë disa truke të cilat gjithmonë i praktikon, kur është fjala për grimin.

Bella Hadid është vetëm 19 vjeçe, mirëpo ka arritur mjaft në botën e modës. Veç kësaj, ajo është personazh mbrojtës i shtëpisë së modës “Dior”.

LEXO EDHE: Lëngu i panxharit ul shtypjen e lartë të gjakut

Pa marrë parasysh lëkurën e re dhe bukurinë natyrale të saj, Bella thotë që pa korrektor nuk shkon askund, transmeton Telegrafi.

“Nuk i mbuloj të gjitha mangësitë në fytyrën time, disa mangësi janë bash të bukura”, thotë manekinia.

Hadid, bashkë me korrektor përdor edhe lapsin për konturim, pak i vizaton vetullat, ndërkaq hijesimin në kapakë të syve e qet me gishta.

Bella Hadid është bërë shumë shpejt e famshme në botën e modës, kjo edhe falë motrës së saj Gigi Hadid dhe të dashurit The Weeknd.

Ajo, në muajin mars,  është shpallur “Modelja e vitit”