Senegalezët kërcejnë ‘Vallen e Tropojës’ (Video)

Kuriozitete July 11, 2016 - 19:41

Vallja e Tropojës është një nga kërcimet më të bukura shqiptare.

Ajo njihet për lëvizjet e saja shumë të veçanta plot jetë.

Por kur këtë valle e kërcejnë fëmijët nga Senegali, atëherë kësaj valleje si duket edhe më shumë i shtohen vlerat, raporton lajmi.net.

Pikërisht këtë e ka bërë produksioni i emisionit argëtues të së dielës në televizionin Klan në Shqipëri.

LEXO EDHE: Gjatë gjithë jetës e keni prerë shalqirin gabim (Video)

Në programin ‘E diela shqiptare”, ishin të ftuar një grup fëmijësh senegalezë të cilët me veshjen kombëtare shqiptare, kërcyen vallen e Tropojës.

Për më tepër në këtë emision, si I ftuar ishte edhe ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha i cili është me origjinë nga Tropoja.