Një 9-vjeçar shqiptar kampion për matematikë në Kanada (Foto)
Kuriozitete
July 10, 2016 - 18:40
Një 9-vjeçar shqiptar nga Montreali i Kanadasë, ka dalë kampion provincial në Quebec, Kanada në konkursin e matematikës THALES për vitin 2016.
Kevin Bajraktari, djali i doktor Andi Bajraktari nga Shkodra përfundoi ndër 15 të parët nga më shumë se 6000 pjesëmarrës në konkursin kombëtar të Kanadasë për vitin 2016.
LEXO EDHE: A po vëreni diçka të pazakontë në këtë pamje? (Foto)
Ky konkurs, i cili është projektuar për fëmijët e klasave të 3-ta, është organizuar nga Qendra e Konkurseve të Matematikës në Amerikën e Veriut e cila përgatit disa nga garat e nivelit me të lartë të matematikës në Amerikën e Veriut.
Që nga viti 1990, më shumë se 1 milion studentë në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë pjesë në këto konkurse.


