Zbulohen sekretet e mumies më të vjetër në Evropë (Foto)

Kuriozitete September 19, 2016 - 18:12

Ishte 25 vite më parë kur mumia më e vjetër e Evropës u zbulua nga disa turistë në kufirin Italian-Austriak.

Por historia e ‘Otzi’, njeriut të vdekur të gjetur në Alpe, ende është duke i mahnitur shkencëtarët të cilët po vazhdojnë të mësojnë më shumë rreth mumies 5,300 vjet të vjetër.

Pas zbulimit tronditës, policia ishte njoftuar për trupin e ngrirë në shtator të vitit 1991 dhe menjëherë nisi hetim kriminal, transmeton Gazeta Express.

Mumia ishte vendosur në një arkivol prej druri pranë stacionit të policisë dhe zyrtarët ishin habitur kur zbuluan se personi në fjalë kishte vdekur diku rreth vitit 3,5350-3,100 para Krishtit.

I mumifikuar në akull, mumia u emërua “Otzi” për shkak se ishte zbuluar në Alpet Otztale. Dhe për ta thjeshtësuar, ky burrë vdiq vite para se piramidat e para të Egjiptit ishin ndërtuar.

Një çerek shekull pas zbulimit, shkencëtarët janë ende duke kuptuar gjëra të reja rreth mumies për shkak të teknologjive të reja. Sot, një kongres i madh rreth mumieve filloi në Itali, duke treguar për gjetjet e reja rreth kësaj mumie, duke përfshirë edhe një baktere të gjetur në stomakun e Otzi-së dhe rrethanat që ai kishte vdekur.

LEXO EDHE: Arkani është gjallë?! (Foto)

Albert Zink, drejtor në Institutin për Mumie ‘EURAC’, tha se duke studiuar bakterien e gjetur në të do të mund të ndihmohet avancimi i mjekësisë moderne.

Ai tha: “Njerëzit tani janë më të vëmendshëm se mund të ketë më shumë mumie në male, dhe shkrirja e akullnajave na bën të shpresojmë ose të besojmë se mund të ketë më shumë”.

Në ndërkohë, Angelika Fleckinger, drejtoreshë e muzeut në Bolzano, Itali, aty ku u shfaq mumia, tha se zbulimi është “mahnitës”. Ajo tha: “Ky është padyshim një nga zbulimet më të mahnitshme të mumieve në historinë e njerëzimit”.

“Kjo është një dritare unike për në epokën parahistorike, dhe ofron sasi të pabesueshme të informatave”.

Image
Image
Image