Pas murit më të gjatë, Kina ndërton urën më të gjatë prej qelqi

Kuriozitete August 21, 2016 - 16:57
Ura më e gjatë dhe më e lartë në botë, e ndërtuar nga qelqi, është hapur për vizitorët në Kinë.

Ura lidh dy shkëmbinj malorë, të njohur si malet Avatar, në provincën Hunan.

Ura është e gjatë 430 metra dhe shtrihet në 300 metra lartësi mbi tokë.

Ndërtimi i saj ka përfunduar në dhjetor dhe ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.

LEXO EDHE: E mahnitshme: Ja sa para i dhuroi një mërgimtar plakut që i binte fyellit në shesh (Video)

Sipas zyrtarëve, ura e projektuar nga arkitekti izraelit, Haim Dotan, ka vënë tashmë rekordin botëror për arkitekturën dhe strukturën e saj.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image