Nuk do ta besoni se për çka shërben pjesa blu e gomës!

Kuriozitete August 15, 2016 - 20:03

Kur më të rriturit na thanë për herë të parë se pjesa blu e gomës do të na ndihmonte të fshnim gabimet e bëra me stilolaps, mendjet tona të vogla naive e besuan dhe dështuan, keqazi.

Kjo është një gënjeshtër që qëndron fiks poshtë gënjeshtrës “Babagjyshi i Vitit të Ri ekziston vërtet”.

Dhe që prej shkollës fillore, kjo pyetje me siguri ende ju mundon: Për çfarë shërben pjesa blu e gomës?

Bëhuni gati për të vërtetën!

Ndërkohë që pjesa e kuqe e gomës shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrave normale, pjesa blu mesa duket shërben për të fshirë lapsin në sipërfaqen e letrës së ashpër, që përdoret zakonisht për vizatim, detyrë kjo që pjesa e kuqe nuk e realizon dot.

LEXO EDHE: Këta janë librat që sipas Barack Obama duhet patjetër t’i lexoni

Por ndërkohë që mendonim se misteri më në fund u zgjidh, del edhe një detaj tjetër.

Përse pikërisht në pjesën blu të gomës ka një shenjë stilolapsi?

Epo ky mendohet ët ketë qenë pikërisht një gabim i kompanive që prodhojnë gomat dhe që kanë rënë viktima të legjendës së trashëguar, që thotë se pjesa blu fshin stilolapsin.

Një histori e denjë për një episod të “X Files”.