Përurohet teatri “Faruk BegolliI” në Universitetin AAB

Kultura April 01, 2016 - 12:44

Emrin e aktorit të famshëm shqiptar, Faruk Begolli, ka marr Teatri i Universitetit AAB, i cili do të përurohet mbrëmjen e së enjtes në ambientet e këtij universiteti.

Ky teatër do të hapet me shfaqjen “Profesor, jam talent…” në regji të Luan Dakës, vazhdimësi e episodeve të mëhershme të komedisë së famshme me të njëjtin titull.

Në shfaqjen në fjalë luajnë Fatlume Bunjaku, Vjosa Malokaj, Vjollca Hoti, Adelina Zekolli, Valmir Krasniqi, Laureta Gashi, Arta Lahu dhe Furtuna Aliu.

Faruk Begolli u lind në Pejë më 25 janar 1944. Studimet për aktrim i kreu në Fakultetin e Dramës në Beograd. Ka luajtur në mbi 70 filma, metrazhesh e zhanresh të ndryshme, duke u bërë kështu njëri ndër aktorët më të popullarizuar në ish-Jugosllavi.

Është themelues i Drejtimit të Aktrimit në kuadër të Degës së Arteve Dramatike në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Për punën e tij si aktor është nderuar me mirënjohje të shumta në kohën e ish-Jugosllavisë, e po ashtu ka marrë mirënjohje të ndryshme kombëtare.