Hapet ekspozita e piktorit Haki Xhakli në Helsinki

Hapet ekspozita e piktorit Haki Xhakli në Helsinki

Kultura May 10, 2024 - 11:03

Mbrëmë me një ceremoni në galerinë Luckan në Helsinki, Finlandë u hap ekspozita personale e piktorit Haki Xhakli me titullin “Jehona e qendrueshmerisë”.

Ekspozita përmban 26 piktura me vlera unike, që paraqesin cikle të ndryshme të periudhave para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Fjalën e rastit në hapje, përveç autorit Xhakli e morën edhe kuratori Larrie Griffis producent dhe përgjegjëse për kulturë në qendrën kulturore Luckan, i cili foli për rëndësinë e ekspozitës dhe bashkëpunimin me artistët ndërkombëtarë siq është rasti i Kosovës dhe krijimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve.

"Krijimtaria ime shpreh ndërveprimin e thellë me kulturën dhe historinë tonë, duke paraqitur bukurinë dhe vendosmërinë e popullit tim për të përballuar sfidat dhe vuajtjet. Me simbole të thella dhe ngjarje të lashta, pikturat e ekspozuara këtu në Helsinki përshkruajnë trashëgiminë tonë dhe shpirtin tonë të palëkundshëm, por edhe të ardhmen e ndritur", ka thënë Xhakli

Autori me këtë ekspozitë të re, rrethon histori të ngrohta të rezistencës dhe shpresës nëpërmjet pikturave të tij. Kjo ekspozitë ofron një udhëtim emocionues në botën artistike të Xhaklit, duke ftuar vizitorët të reflektojnë mbi kuptime të thella dhe të shpresojnë, edhe në kohë të sfidave.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorë në qendrën kulturore Luckan Helsinki, deri më 30 maj.

Image

 

Image

 

Image