Ministria e Kulturës jep çmimet për teatër

Ministria e Kulturës jep çmimet për teatër

Kultura March 27, 2024 - 09:43

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se sot (e mërkurë), në orën 15:00, do të japë çmimet për teatër.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë ministri Hajrulla Çeku, i cili do të bëjë ndarjen e çmimeve.

“Sot (27.03.2024, e mërkurë), duke filluar nga ora 15:00, në amfiteatrin e TKK-së në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, do të organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve në fushën e teatrit”, ka njoftuar ministria.