Fillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Sfaqiu në Prishtinë

Fillojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Sfaqiu në Prishtinë

Kultura March 25, 2024 - 19:24

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se kanë nisur ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë.

Kjo shtëpi është ndërtuar rreth vitit 1800, kjo shtëpi paraqet vlera arkitektonike, historike e shoqërore.

Çeku ka thënë se asetet të tilla janë pasqyrë e trashëgimisë sonë dhe si të tilla duhet të mbrohen.

“Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgimi kulturore.

Kanë nisur ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Safqiu në Prishtinë. E ndërtuar rreth vitit 1800, kjo shtëpi paraqet vlera arkitektonike, historike e shoqërore.

Asete të tilla janë pasqyrë e trashëgimisë sonë dhe si të tilla po i ruajmë për brezat e ardhshëm”, shkroi ai në Facebook. /Zëri