Jorgo Papingjit sot i jepet lamtumira e fundit

Jorgo Papingjit sot i jepet lamtumira e fundit

Kultura March 23, 2024 - 10:32

Në hollin e Radio Tiranës , sot (23 mars) nga ora 09:00 deri ne 11:00 do t’i jepet lamtumira e fundit Jorgo Papingjit, një ndër poetët simbol të muzikës shqiptare. 

Jorgo Papingji, shkruesi i disa prej teksteve më në zë në muzikën shqiptare është shuar në moshën 81-vjeçare.  Tekstëshkruesi i mijërave teksteve të këngëve të dashurie për shqiptarët në “Festivalin e Këngës”, Jorgo Papingji ndahet nga jeta pas një gjendje të rënduar shëndetësore.

Miq dhe të afërm të tij u mblodhën në një ceremoni familjare, në nder të poetit dhe autorit Jorgo Papingji. Bashkëshortja e tij Tatjana Papingji tregon se ai e donte lirinë dhe iku i përmbushur.

“Kishte një karakter si në familje dhe shoqëri, ishte i hapur, i dashur, fisnik”, tha bashkëshortja e tij

Bashkëpunëtorët e tij nder vite kompozitori Sokol Marsi dhe regjisori Osman Mulo flasin për kujtimet me Jorgo Papingjin

“Kishte parcelën e vet të poezisë dhe e punonte atë duke nxjerrë fruta të shkëlqyera”, tha Mula.

Aurela Gaçe, këngëtarja e cila ka shumë bashkëpunime me Jorgo Papingjin ka rrëfyer për emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH kujtimet e saj.

“Unë kam pasur fatin që Jorgo më ka besuar që në fillimet e mia dhe i jam mirënjohëse”, tha Gaçe.

Kujtojmë se homazhet për Jorgo Papingjin do të zhvillohen sot (23 mars) nga ora 09:00 deri në orën 11:00 në hollin e Radio Tiranës, vendi ku ai kaloi pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij artistike duke na dhuroi tekstet e mijëra këngëve të dashura për shqiptarët./rtsh