“ShqipVille” sjell gjithçka nga kultura shqiptare në qendër të Brukselit

“ShqipVille” sjell gjithçka nga kultura shqiptare në qendër të Brukselit

Kultura March 22, 2024 - 16:44

Mërgimtaria Ledja Canaj ka folur më shumë sa i përket shtëpisë kulturore të quajtur ShqipVille e cila gjendet në qendër të Brukseli.

Ideatorja e kësaj shtëpia, ka thënë se brenda shtëpisë janë të gjitha trevat shqiptare të kombit shqiptar, pasi që përbërja e mërgatës është nga të gjitha trevat.

Canaj ka thënë se Brukseli ka qenë shteti i parë që ka mirëpritur ish të përsekutuarit e viteve 50-60, ka qenë destinacioni fillestar për shqiptarët.

Në vitin 2026 bëhet themelimi i 70 vjetorit të mërgatës shqiptare në Bruksel, sipas Canajt janë zhvilluar katër gjenerata dhe ende vazhdon dëshira e madhe që të vazhdohet trashëgimi i gjuhës dhe traditave shqiptare.

“Në këtë shtëpi ne jemi përpjekur të fusim të gjitha elementet për të provokuar të gjitha shqisat, ka muzikë, shije shqip, imzhe të atit pamor shqip, libra dhe literaturë shqip”, ka thënë Canaj.

Në ShqipVille mbahen ekspozita dhe promovime të shumta, Canaj njoftoi se me datë 23 prill Luan Rama vjen nga Parisi, me datë 27 prill kryeministri i parë shqiptar në Mal të zi, Dritan Abazoviç, promovon librat e tij.

“Shqipville është një shtëpi ku frymon korpusi i vlerave tona dhe përpiqemi qe në mënyrë modeste dhe shumë të qetë pa shumë propagandë, të tregojmë që ne përpiqemi që të respektojmë vendin ku kemi ardhur duke mirë integruar në Belgjikë por nga ana tjetër ne kemi edhe një detyrë kombëtare  që ta mbajmë gjuhën të gjallë, traditat tona, të çmojmë dhe trashëgiminë tonë kulturore dhe të mund ta promovojmë më së miri”, tha tutje mërgimtarja Canaj.

ShqipVille deri tani është vizituar nga 140 mijë vizitorë që nga hapja e saj, pjesa dërrmuese kanë qenë të huaj, madje siç tha Canaj 60 për qind kanë qenë vizitorë të huaj./dukagjini