Çeku thotë se po vazhdojnë punimet në asetet e trashëgimisë kulturore
Kultura
March 16, 2024 - 22:20
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore.
Çeku ka deklaruar se nga rreziku për shkatërrim, këto monumente po shndërrohen në pasuri që sipas tij, do t’i gëzojnë brezat e ardhshëm.
“Me ngritjen e temperaturave po vazhdojnë me intensitet punimet në asete të trashëgimisë kulturore. Nga rreziku për shkatërrim këto monumente po shndërrohen në pasuri që do t’i gëzojnë edhe brezat e ardhshëm. Punë. Përditë”, ka shkruar ai.