Premiera e “Joker 2” pritet të dalë në tetor

Premiera e “Joker 2” pritet të dalë në tetor

Kultura March 08, 2024 - 14:44

Shumë i debatuar dhe i diskutuar që në premierën e tij të parë, tashmë “Joker 2” me kastin e ri të aktorëve pritët te dalë me 4 tetor edhe pse trailer i parë është shfaqur. Këngëtarja e njohur Lady Gaga do të zëvendësojë Robbie, në rolin Harley Quinn.

Momentalisht, nuk kemi detaje mbi skenarin e filmit e dytë, megjithëse përshkruhet si një dramë me elemente muzikore si dhe pjesa më e madhe po xhirohet në Los Angeles dhe e gjithë puna raportohet të përfundojë më 4 Prill.

Kujtojmë se filmi i parë “Joker” në 2019-ën ka arkëtuar plot 1 miliard dollarë, një rekord historik në kategorinë e filmave që është etiketuar shpesh edhe si i “papërshtatshëm”.

Ai ka rrëmbyer edhe 11 nominime “Oscar”. Joaquin Phoenix kishte fituar në atë kohë, “Statujën e Akademisë” për performancën e tij në film.