“Akademiku Fehmi Agani – martir i kombit dhe i shkencës”, organizohet forum akademik në Ulqin

“Akademiku Fehmi Agani – martir i kombit dhe i shkencës”, organizohet forum akademik në Ulqin

Kultura March 06, 2024 - 10:23

Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art Club” dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë – Shoqata Sociologjike Shqiptare, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Universitetin “Fehmi Agani” – Gjakovë dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi do të organizojnë forumin akademik “Akademiku Fehmi Agani – Martir i kombit dhe i shkencës.”

Forumi akademik organizohet në 25-vjetorin e rënies së profesor Aganit.

Forumi do të mbahet të shtunën, më 9 mars 2024, ora 18:30, në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin. /kultplus

Image