Piktura 'Chop Suey' shitet për 92 milionë dollarë

Kultura November 15, 2018 - 10:26

Piktura e artistit Edward Hopper është shitur në një ankand në Nju-Jork për gati 92 milionë dollarë.“Chop Suey” (1929) është një pikturë që në plan të parë portretizon dy gra duke biseduar në një restorant. Këto ditë piktura u shit me një çmim rekord për punën e artistit. “Kjo është puna më e shtrenjtë e Hopperit që është blerë ndonjëherë në ankand”, shkruan BBC-ja.

Po ashtu bëhet e ditur se kjo është një nga 91 pikturat moderne amerikane të vendosura për ankand nga pasuria e sipërmarrësit amerikan Barney Ebsworth, i cili vdiq në prill.

BBC-ja ka shkruar se “Gruaja e vitit 1955” e Willem de Kooningut si peizazh u shit në ankandin e njëjtë të Christies për 68.9 milionë dollarë. Kjo ka krijuar një rekord të ri ankandi për ekspresionistin abstrakt të lindur në Holandë, duke tejkaluar titullin e tij Untitled XXV të vitit 1977, i cili shitet për 66.3 milionë dollarë në 2016, raporton sot gazeta "Zëri".

Koleksioni “Ebsworth” u përshkrua nga Christie's si "paraqitje e ngritjes së artit amerikan gjatë shekullit të 20-të", me një koleksion të stileve moderne të artit nga kubizmi në abstragim të pastër. I gjithë koleksioni u vlerësua në rreth 350 milionë dollarë.

Edward Hopper ishte i famshëm për paraqitjet e tij të jetës moderne amerikane. Ai vdiq në vitin 1967. Deri më tani piktura më e shtrenjtë e piktorit ishte “East Wind Over Weehawken”, e cila u shit për 40.4 milionë $ më 2013-n.Zëri