Cineplexx organizon eventin 'Ladies Night – A Star is Born' me shumë shpërblime (Foto)

Kultura October 09, 2018 - 16:35

Cineplexx sërish organizon eventin Ladies Night me premierën e filmit më inspirues të vitit “A Star is Born”, edhe këtë herë me shumë shpërblime!

Në këtë event me 11 tetor, do të shfaqet filmi dramë me aktorë të njohur si Lady Gaga dhe Bradley Cooper.

Image

Përveç premierës botërore të këtij filmi, që do të mund ta shohim në Cineplexx, do të ketë pije falas nga Birra Peja, si shumë shpërblime nga Bioblas, Karaja Cosmetics dhe DOCA Bags.

Eventi do të fillojë prej orës 18:30 deri 23:00.

Image

Ngjarja zhvillohet një muzikant ndihmon një këngëtare dhe aktore të re të arrij famën, edhe pse mosha dhe alkooli e dërgojnë karrierën e tij në një rënie. Në mars të vitit 2016, Cooper nënshkroi për të bërë regjinë, dhe Lady Gaga u bashkua me aktorin në gusht të vitit 2016. Xhirimet kryesore filluan në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Coachella në prill 2017. Filmi momentalisht ka një vlerësim 8.5/10 në IMDB dhe po cilësohet si filmi më inspirues i vitit!

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:15 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu