Filmi "Gardhi" fiton çmimin kryesor në "Hamptons Film Festival"

Kultura October 09, 2018 - 12:50
DETAJET

Filmi i regjisores Lendita Zeqiraj vazhdon me suksese të mëtutjeshme. “Gardhi” fiton çmimin “Best Narrative Short Film” në Hamptons Film Festival në SHBA, duke iu ofruar edhe më shumë mundësisë për t’u nominuar për OSCAR.

“Gardhi” është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Woof Films nga Kroacia dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France dhe është mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina.