‘Facebook-u na la pa fëmijëri’

Kultura September 24, 2018 - 12:31

Rrjeti social “Facebook” që ka marrë vëmendjen e të gjithë njerëzve anë e mbanë botës ka bërë që edhe dy fëmijë kosovar t’i këndojnë pikërisht këtij fenomeni shkruan “Zëri.info”.

Stinor dhe Stina Binakaj janë dy fëmijë deçanas të cilët kanë vendosur që përmes këngës të shprehin anët negative të rrjetit më të popullarizuar në botë “Facebook”.

Stina 12-vjeçe njëherësh edhe fituese e festivalit për fëmijë që u mbajt në Mitrovicë gjatë këtij viti dhe Stinori 10 vjeç kanë përzgjedhur që këngën “Facebook” ta lansojnë në festivalin "Ardhmëria 2018" i cili u mbajt në Deçan.

Më një zë të ëmbël dy fëmijët i këndojnë fëmijërisë së tyre, të cilën “Facebook”-u ua ka rrëmbyer.

Ata përmes këngës kanë treguar mënyrën se si ky rrjet social ka marrë vëmendjen e tyre duke i bërë ata që të harrojnë edhe mësimet. Për më shumë “Zëri.info” ua sjell performacën e Stinorit dhe Stinës. /ZERI/

Image