Si e percepton këtë fenomen artistja Saranda Xhemajli!?

Kultura September 16, 2018 - 21:56
Lexoni më shumë detaje

Si fenomen social i cili është ngulitur tek ajo si pasojë e zhvillimeve tona, si shoqëri në tranzicion apo si muze për të krijuar diçka, të cilën ajo e krijon nga ndërdija.

Në qoftë se e analizojmë qëndrimin e saj idealizues ndaj trupit të femrës pa dyshim arti grek dhe romak na ofron paradigmat e njohura. Në qoftë se frymëzim për te është humanizmi, i cili lidhet me periudhën e Rilindjes evropiane atëherë ky idealizmimi i saj mund të themi se u ndikua në një masë të madhe me konceptin se figurat bëhen tokësore dhe në to mbizotëron interesi për trupin dhe anatominë e tij.

Por në qoftë se ajo është frymëzuar nga koncepti estetik i ndikuar fuqishëm nga filozofia ekzistenciale e Heideggerit dhe Sartrit dhe ndërgjegjësimi për pafuqinë e njeriut modern ndaj vdekjes drejt së cilës shkon çdo ditë pa u ndalur, ballafaqimi bëhet akoma më dëshpërues nga humbja e ngushëllimit që ofronte premtimi i Parajsës, hulumtim i shkaktuar nga boshtëllyku që pasoi çshënjëtrimin e idhujve, miteve e tabuve, riformulim i hierarkisë midis Frymës dhe Lëndës, duke dëshmuar për një marrëdhënie të re të Njeriut me Trupin e tij.

Edhe pse tek ne edhe sot pas shume vitesh vërehet ndikimi i mentalitetit lindor ku nudizmin e lidhim me moralin, dhe turpin me ofendimin.

Saranda Xhemajli i tejkalon këto paragjykime duke i thyer tabutë dhe përmes paraqitjes së botës femërore ajo mundohet të paraqes kuptimin utopik të jetës së pashpresë, frikën nga ardhmëria, konfuzionin e botës njerëzore pra metafizikën e lebetisë, ku shpresa dhe gëzimi marrin kuptimin e njëjtë, ku harmonia dhe çiltërsia, e bukura dhe e brishta identifikohen me njëra tjetrën.

Ajo tenton të paraqesë disa karakteristika të veçanta njerëzore të çiltëria dhe të pa djallëzuara, që na le të kuptojmë që nuk ka as për qëllim as për cak kaosin e aq më pak absurdin, por harmoninë, rregullsinë, dëlirësinë shpirtërore të personazheve të saj.

Pra, ajo nuk është e prirur për sarkazma e qëndisje të qenies njerëzore, por ja se në tablot e saj kuptimi për femrën ndonjëherë merr edhe konotacione të tilla, pra satirike e absurde, për t’u shndërruar në groteskë për njeriun që ka humbur shpresën dhe qëllimin e jetës.

Dhe pikërisht mbi këtë koncept në imazhet e ndërdijëshme, intime dhe simbolike, në përfytyrimet somnabule, ajo idealizon të bukurën, duke përdorur harmoninë e ngjyrave, unitetin e trajtave, koherencë e formave dhe përmbajtjes.

Për fund duhet cekur se element vital i saj është porosia, me imazhe dhe simbolikë që femra është pikërisht ajo që dëshiron të jetë.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image