Dua Lipa mbërrin në Kosovë

Kultura August 08, 2018 - 15:49
Lexo detajet

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka mbërritur në Kosovë. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në “Instagram”, ku shihet duke ngrënë drekë në aeroplan, raporton “Zëri.info”.

Ajo ka shkruar “Prishtina ne jemi këtu”. Dua pritet që të premten të performojë në festivalin “Sunny Hill Festival”, i cili do të mbahet me datën 10, 11 dhe 12 në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Krahas saj në këtë festival do të këndojnë edhe shumë këngëtarë të njohur si nga bota ashtu edhe nga vendi.

Në këtë udhëtim atë e ka shoqëruar edhe i dashuri i saj. /ZËRI

 

 

Cute lunch date in the sky. PRISHTINA WE’RE HERE!!! ë

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on