Action Bronson: Ndihem shkëlqyeshëm në Kosovë

Kultura August 07, 2018 - 19:21
Lexo detajet

Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson është shprehur i lumtur para gazetarëve për ardhjen në Kosovë dhe pjesëmarrjen e tij në “Sunny Hill Festival”  do të mbahet me 10, 11 dhe 12 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, shkruan “Zeri.info”.

Në konferencën e mbajtur për media pas arritjes në Prishtinë, Bronson është shprehur i lumtur që ndodhet në Kosovë.

"Është shumë bukur të jem në këtë festival. Të gjithë këta artistë shqiptarë bashkë. Është një gjë shumë e bukur", u shpreh Bronson.

"Dashuria, pasioni dhe paqja janë të rëndësishme. Do të argëtohem shumë në skenën e këtij festivali", theksoi Bronson.

I pyetur se çfarë mesazhi po sjell ai në Kosovë për rininë e Kosovës, Bronson tha se dëshiron që të gjithë t'i ndjekin ëndrrat e tyre.

"Njerëzit duhet të bëjnë çfarë te duan. Të ëndërrojë dhe t'i arrijnë qëllimet e tua. Unë jam këtu ku jam sepse kam ndjekur ëndrrat e mia", u shpreh ai.

Image

Bronson konfirmoi se në Kosovë do të xhiroi një episod të emisionit të tij të famshëm në ShBA. Ai foli edhe për ushqimet tona tradicionale.

Rikujtojmë se  Arian Asllani, i njohur me emrin skenik Action Bronson është reper shqiptaro-amerikan nga Queens i New York-ut, i cili ka bërë bujë me muzikën e tij dhe jo vetëm. Ai gjithashtu është autor i “The Untitled Action Bronson Shoë” dhe “Fuck That's Delicious”. “Blue Chips 7000” është një prej albumeve të tij më të suksesshme, i cili u rendit edhe në top 25 e listës botërore të “Billboard”. Gjithashtu ai është nominuar në revistën “XXL” për “Mixtape-in” më të mirë të vitit. Revista në fjalë është një nga magazinat më të mëdha muzikore në Amerikë, ndërsa e ka zgjedhur këngën "Blue Chips" të Bronson të hyjë në nominimin për për “mixtapes” më të mirë. Zëri

Image

Image

Image