Radio Prishtina dhuron bileta FALAS për ‘Sunny Hill Festival’

Kultura July 23, 2018 - 13:54
Lexoni më shumë detaje

Për të gjithë ju që nuk keni pasur mundësi që të blini bileta për “Sunny Hill Festival”, që mbahet më 10. 11 dhe 12 gusht në Prishtinë, tani e keni mundësinë më të mirë dhe më të lehtë për të fituar bileta falas.

Edhe ju mund të jeni pjesë e Festivalit të Dua Lipës ku do të performojnë emrat më të njohur të muzikës ndërkombëtare, kjo falë lojës shpërblyese që Radio Prishtina ka përgatitur për ju.

Çdo të hane dhe të marte në emisionin “Mëngjesi me Gencin”  nga ora 09:00 deri në orën 10:30 si dhe çdo të enjte në emisionin “Krejt Ka Pak”, nga ora 13:00 deri në orën 16:00 ju mund të jeni fitues i njërës prej biletave që do të dhurohen në këto emisione.

Ajo çfarë duhet të bëni ju është fare e thjeshtë, duhet të përgjigjeni në pyetjet që i përgatisin autorët e emisioneve në numrin +383 46 105 000 në “Viber”.