Libri për Opinionin e GJND i autorit Desku pjesë e Bibliotekës së Kongresit Amerikan

Kultura July 21, 2018 - 22:24

Libri Interpretimi i Deklarateës seë Pavareësiseë seë Kosoveës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) i autorit Bujar Desku, është bere pjese e Bibliotekës se Kongresit Amerikan e po ashtu ne te njëjtën kohë edhe e Bibliotekës  se Universitetit prestigjioz Columbia University dhe Bibliotekës Shtetërore te Bavarisë-(Bayerische Staatsbibliothek).

Katalogimin e librit te autorit Desku ne librarin e Kongresit si dhe ne dy libraritë tjera prestigjioze e ka konfirmuar Albana Pronjari, specialiste e përzgjedhjes se librave për bibliotekat kombëtare ne Agjencinë për publikime  “Botimpex” nga Tirana.

Sipas Pronjarit, përzgjedhja e librave nga ana e Bibliotekës se Kongresit behet sipas relevantes se temës se trajtuar ne një profil te caktuar, dhe libri ne fjale është vlerësuar se ka një përmbajtje te rëndësishme dhe aktuale. 

“Ne kundër te bashkëpunimit me Librarinë e Kongresit Amerikan, dhe si kërkese e tyre e posaçme për botime te fushës juridike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, specialistët e Agjencisë “Botimpex”, e kane përzgjedhur ketë libër për te qene pjese e fondit dhe katalogut te tyre”- ka deklaruar Ponjari..

Libri është publikuar ne vitin 2013 nga shtëpia botuese “Faik Konica”, dhe përmbajtja e saj përshkohet nga një përmbledhje kronologjike historike si dhe një analizë të gjate te gjithë procesit që ka përshkuar Kosovën qe nga periudha  e pasluftës, Administrimi Ndërkombëtare,  shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe si rrjedhojë  kontestimi i saj nga ana e Serbisë,  e deri tek mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Biblioteka e Kongresit Amerikan,njihet si institucioni i pare kulturor federal ne SHBA dhe aktualisht është libraria me e madhe ne bote e themeluar ne vitin 1800, ndërsa e vendosur ne Capitoll Hill ne vitin 1814.

“Library of Congress”, është dege e Kongresit Amerikan, ne te çilen janë te koleksionuara mbi 160 milionë libra, periodikë, dorëshkrime, harta, muzikë, regjistrime, imazhe dhe resurse elektronike, derisa Katalogu Online LC përmban 17 milionë rekorde që përshkruajnë këto koleksione.

Venë te theksohet se pikërisht subjekti qe trajton ky libër u dha 8 vjet me pare i njohur si Opinioni Këshillëdhënës i GJND-së ( 22 korrik 2010)  i cili konfirmoi në mënyrë të qartë dhe shprehës se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar asnjë normë ligjore të së drejtës ndërkombëtare.

Image 
Image