Publikohet fotografia e parë e Nexhmije Pagarushës në spital, kjo është gjendja shëndetësore e saj

Kultura July 11, 2018 - 12:54
Lexo detajet

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi e ka vizituar sot bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha.

Gashi nga vizita e tij po ashtu ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësoren të Nexhmijes, gjë për të cilën thotë së është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, shkruan "Zëri.Info"

"E vizitova krenarinë kombëtare, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, dhe u interesova personalisht për gjendjen e saj shëndetësore dhe ndjehem jashtëzakonisht i lumtur e i gëzuar që ajo është në gjendje të mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz. I dëshiroj shërim sa më të shpejtë këngëtares dhe në anën tjetër dua të falënderoj tërë ata që janë përkujdesur për shëndetin e saj, që nga stafi mjekësor edhe studentet që kanë ndërhyrë për ta ndihmuar këngëtaren tonë të madhe. KG", ka shkruar Kujtim Gashi./ZËRI

Image