Cineplexx organizon eventin 'Premiere Night - Skyscraper' me shumë shpërblime!

Kultura July 09, 2018 - 15:53

Dwayne “The Rock” Johnson rikthehet edhe me një film tjetër aksison “Skyscraper”, premiera e të cilit nuk do të mungojë as në Cineplexx, shkruan zeri.info.

Me 12 korrik, prej orës 19:00 Cineplexx do të organizojë eventin Premiere Night, me filmin “Skyscraper”.

Qysh në fillim, interesimi ka qenë shumë i madh për këtë film, duke e marrë parasysh që Dwayne “The Rock” Johnson ka një fanbazë shumë të madhe në Kosovë. Filmat si “Jumanji”, “Rampage”, “Baywatch”, “The Fate of the Furious” janë vetëm disa shembuj të sukseseve të filmave me këtë aktorë, jo vetëm globalisht, po edhe në Kinemanë Austriake në Prishtinë, Cineplexx.

 

Përveq premierës së “Skyscraper” që do të mund ta shikoni një ditë para premierës botërore në Prishtinë, Cineplexx gjithashtu ka zbuluar se do të ketë shumë shpërblime dhe aktivitete. Pjesëmarrësit fatlumë në këtë event me 12 korrik, do të kenë mundësinë të fitojnë 2 palë patike Nike nga Intersport, si dhe 15 snapbacks nga Capstore.

Image

Ngjarja e filmit zhvillohet kur udhëheqësi i Ekipit të Shpëtimit të FBI-së dhe veterani i luftës së SHBA, Will Sawyer, tani përkujdeset për sigurinë e ndërtesave të larta. Në detyrë në Hong Kong ai gjen ndërtesën më të lartë, më të sigurt në botë papritmas në flakë, dhe ai po fajësohet për këtë shkak. (foto 3)

Biletat mund t’i blini çdo ditë në Cineplexx prej orës 15:15. Nxitoni sepse numri është i limituar!

Oraret e filmit: https://goo.gl/k8Gqhj

Image