Filmi ‘Gardhi’ fiton në ‘Palm Springs’ dhe fiton të drejtën e garimit për Oscar

Kultura June 24, 2018 - 20:43
Lexoni më shumë detaje

Filmi “Gardhi” i regjisores kosovare Lindita Zeqiri është shpallur si filmi më i mirë i shkurtë në ''Palm Springs Festival'' dhe automatikisht ka fituar edhe të drejtën e garimit për çmimin prestigjioz Oscar, shkruan zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur Arben Zharku, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, përmes rrjetit social Facebook.

“Filmi “Gardhi” nga Lendta Zeqiraj triumfon në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtë dhe fiton të drejtën e garimit për OSCAR!!!! Shumë urime të gjithë ekipit të mrekullueshëm të filmit e sidomos ansamblit fantastik të aktoreve femra dhe rolit kryesor aktorit të ri Arti Lokaj”, shkruan Zharku në Facebook.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli. Zëri