Kultura

'Kthimi' i Albatros Rexhajt ngjallë interesim, 500 kopje të shitura

'Kthimi' i Albatros Rexhajt ngjallë interesim, 500 kopje të shitura
07 qershor 2018 • 18 : 34

Lexo detajet

Në Panairin e Librit që po mbahet aktualisht në Prishtinë deri më tash janë shitur 500 kopje të romanit te ri të shkrimtarit nga Kosova Albatos Rexhaj, raporton "Zëri.info".

Romani "Kthimi", botuar nga shtëpia botuese "Pema", ka marrë vëmendjen e vizitorëve të këtij panairi, duke u bërë kështu ndër librat më të pëlqyer.

Shkrimtari Rexhaj ka qëndruar të enjten në stendën e shtëpisë botuese "Pema" dhe ka nënshkruar libra për të gjithë të interesuarit.

Rikujtojmë se Panairi i Librit do të vazhdojë të jetë i hapur deri më 10 qershor ndërsa këtë të premte do të ndahen edhe çmimet e Panairit. /ZëriImage

© zëri.info