Thaçi hapi ekspozitën për Rugovën, por muzeu i tij është pranë shkatërrimit

Kultura May 24, 2018 - 14:46
Lexoni më shumë detaje

Në 10-vjetorin e Pavarësisë, Muzeu i Pavarësisë “Ibrahim Rugova” u gjet jashtë funksionit. Ai rrezikon të mbyllet. Por një muze tjetër po i pavarësisë pritet të themelohet, me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi. Në stilin e tij, Thaçi mori vendim ta dekorojë Presidentit e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Medalja Presidenciale Jubilare e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. Në një ceremoni të veçantë, dekoratën e pranoi gruaja e ish-presidentit.

Dikur ishte objekt i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që në vitet ‘90 ka shërbyer si vendtakim i inetelektualëve kosovar që përpiqeshin të gjejnë një formë të tërthortë në kërkim të Republikës të suprimuar më herët nga ish-Federata e Jugosllavisë.

Kryepersonazh i asaj elite ishte shkrimtari i bërë politikan, Ibrahim Rugova që drejtoi Lidhjen Demokratike të Kosovës në një parti të rëndësishme në Kosovë në procesin e luftës e më pas të shtetndërtimit. Për këtë aryse, kur Kosova shpalli pavarësinë, objekti u shndërrua në Muze të Pavarësisë që mban emrin e Ibrahim Rugovës, i cilësuar edhe si “president historik”.

Prej shallës së tij, fotografi, dokumente e gjësnde të tjera në formë relikte që kanë qenë afër presidentit Rugova, ishin vendosur në këtë shtëpi muze.

Një iPad në të cilin mund të shfletoheshin fotografitë e shumta të Rugvoës bashkë me disa iPhone të serisë së tretë apo katërt kishte kohë që nuk punonin e tashmë nuk janë aty fare, teksa shalla e dokumente të tjera të ekspozuara rrezikojnë edhe të dëmtohen.

“Janë larguar edhe pajisjet elektronike, përmes së cilave pasqyroheshin gjërat historike, deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thotë ciceroni i këtij muzeu, Islam Visoka.

Por vet Boshtrakaj, drejtori i Muzeut të Kosovës, një vit më herët në një intervistë për 9 vjetorin e Pavarësisë në vitin 2017 në televizionin publik bënte thirrje për grumbullimin e sa më shumë dokumenteve dhe arkivave që ta pasuronin këtë muze. Në vitin 2016 ishin bërë disa intervenime dhe Boshtrakaja në intervistë për RTV 21 thoshte se do të ketë mirëmbajtje të përhershme.

Por një vit pas në 10 vjetorin e Pavarësië, muzeu lë që nuk është i pasuruar por është gati jo funksional për publikun.

Një politikë të tillë sipas ciceronit e ka ndjekur edhe ish-minsitri nga LDK-ja, Kujtim Shala.

“Në kohën sa ka qenë ministër Kujtim Shala, nga ky muze janë larguar shumë gjëra historike. Të cilat janë larguar pikërisht me udhër të tij. Pasi që ky muze është në kompetencë dhe në duar të Ministrisë së Kulturës”, ka thënë Visoka duke insistuar se MKRS e as Muzeu i Kosovës nuk e kanë pasuruar “Shtëpinë e Pavarësisë” por e kanë varfëruar atë.

Aty janë disa flamuj e disa dokumente të mbuluara me xhama që nuk ngjasojnë me ekspozimin në muze.

Ciceroni ka një teori interesante se përse është lënë në harresë ky muze.

“Mendoj se kjo po bëhet me qëllim të zbutjes dhe minimit të rolit dhe kontributit të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova”, thotë ai.

Në fakt këto relikte që mungojnë në muze mund të jenë edhe pjesë e një muzeu të ri që pritet të themelohet e që sipas ideatorit e propozuesit ai duhet të mbajë emrin Muzeu i Pavarësisë.

Një muze të tillë e ka propozuar presidenti Hashim Thaçi, në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, ku iu drejtua kabinetit ekzekutiv me disa kërkesa në prag të shënimit të 10-vjetorit të Pavarësisë.

“Kujtesës sonë kolektive historike, patjetër i duhet një objekt muze, të cilin unë propozoj ta quajmë Muzeu i Pavarësisë, ku do të ruhen dhe ekspozohen artefaktet materiale të një procesi të gjatë historik që pasqyron vuajtjet dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi.”, kishtë thënë presidenti  Thaçi teksa propozonte para kabinetit qeveritar.

Kjo është deklarata e vetme konkrete që është dhënë për Muze si ide të re të Presidentit në shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë.

Në Ministrinë e Kulturës nuk kanë dhënë ndonjë detaj tjetër. As nga Presidenca. Kësisoj vendi ka një muze të lënë në harresë “Shtëpinë e Pavarësisë” por ka një ide për një Muze të ri të Pavarësisë.

Insajderi ka kërkuar detaje shtesë për këtë çështje, si nga zyra e presidentit Thaçi, po ashtu edhe nga ajo e Haradinajt, por të dyja këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.