Hapet ekspozita për presidentin Rugova

Kultura May 24, 2018 - 13:10
Lexo detajet

Muzeu i Kosovës - Sektori i Historisë, ka hapur të enjten ekspozitën historike me titull: "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci, raporton “Zëri.info”.

Ky eveniment po mbahet me rastin e ditës së Presidentit të Republikës së Kosovës, 24 Majit.

Të pranishëm në ekspozitën me fotografi dhe gjësende që i takojnë presidentit Ibrahim Rugova janë e gjithë familja e tij.

Në Muzeun e Kosovës janë mbledhur edhe bashkëpartiakët e presidentit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, miq të presidentit dhe qytetarë.

Në këtë ekspozitë po merr pjesë edhe presidenti, Hashim Thaçi. /Zëri

Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image 
Image