Nisin takimet letrare 'Azem Shkreli'

Kultura May 23, 2018 - 10:32

Sot dhe nesër (23-24 maj) mbahet në Pejë edicioni i 16-të me radhë i Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”. Organizatorët kanë njoftuar se më 23 maj, në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Bulëzat” janë përzgjedhur poetët: Naxhije Kastrati “Spontanija”, Neki Lulaj “Betejë e fituar”, Ali Lajqi “Në përmendoren e vjetër”, Rasim Thaqi “Sikur edhe një herë” dhe Sabahete Kaliqani “Fanar lirie”, shkruan sot gazeta "Zëri".

Kurse po më datën 23, pas Tribunës Tematike të mbajtur nga studiuesi Ndue Ukaj, do të prezantohen poetët: Nikollë Lokaj, Fatmire Duraku, Qazim Muska, Zhaneta Barzhaj, Erina Coku, Labinot Berisha, Marigone Kelmendi, Esat Loshaj, Rustem Gerguri dhe Shaqir Foniqi.

Manifestimi qendror do të mbahet më 24 maj, ku poetët që do të lexojnë janë: Mira Tuci “Kanga e vjetit 7102”, Adriatike Lami “Liri në lëvizje”, Alfons Zeneli “Portret në dritë”, Vjollca Dibra “Vetëvritemi”, Irena Gjoni “Rrëfimi i rrënojave të zëshme”, Dhimiter Pojanaku “Frika vyshk lulet e verës”, Shefqete Glosaci “Shtegtime”, Islam Cenga “Në Pejë nuk kam qenë kurrë” si dhe poetët Jeton Kelmendi, Ajete Pavata, Sarë Gjergji dhe Adem Shkreli, të cilët janë jashtë konkurimit.

Po më 24 maj do të mbahet edhe takimi poetik me poezi dedikuar Skënderbeut, ku poezitë e tyre do t'i lexojnë: Fran Ukcama, Nebi Bunjaku, Agim Desku, Elisabeta Gockaj, Rame Oranca, Zymer Melhani, Sami Velqani, Vera Bytyqi, Vladimir Muca dhe Farida Ramadani. Tri poezitë fituese do të lexohen në ceremonialin e ndarjes se çmimeve në shesh. Zëri