Kultura

Sonte nis festivali i letërsisë 'Polip'

Sonte nis festivali i letërsisë 'Polip'
18 maj 2018 • 10 : 51

Këtë të premte, Qendra Multimedia në Prishtinë, hapë dyert për  Festivalin Ndërkombëtar të Letërsisë “Polip”. Në bazë të programit të publikuar, vërehet që edhe sivjet ky festival ka arritur të mbledhë rreth vetës poetë e artistë nga vende të ndryshme të botës.

Festivali katërditor nis edicionin e tetë, sonte me fillim nga ora 20:00, me lexim dhe muzikë. Në Multimedia do të interpretojnë: Dragan Velikiç (SRB), Bashkim Shehu (ALB/ES), Evelyn Schalk (AT), Antoine Jaccoud (CH), Edi Matiw (CRO), Miruna Vlada (RO), Gonca Özmen (TR) dhe Nikola Madwirov (MK).

Përveç aktiviteteve në Prishtinë, në kuadër të “Polip”-it janë paraparë edhe dy aktivitete në Prizren dhe Ferizaj. Të premten, në Bibliotekën e Komunës së Prizrenit do të mbahet një lexim dhe diskutim me Gonca Özmen, kurse të hënën në bibliotekën “Sadik Tafarshiku”, në Ferizaj do të mbahen lexime dhe diskutime me Susanna Rafart, Josep M. Rodriguez dhe Laura Huerga.

Edhe këtë vit festivali “Polip” po përkrahet financiarisht edhe nga Komuna e Prishtinës.

© zëri.info