Zeqiri: Filmat në Kosovë bëhen me pasion

Kultura April 19, 2018 - 16:16

Regjisorja e njohur kosovare Blerta Zeqiri në një intervistë dhënë për radio “Prishtinën” në emisionin "Mëngjesi me Gencin" të mërkurën ka folur projektet e saj të fundit si regjisore por edhe për perspektivën e saj për kryeqytetin kosovar, shkruan zëri.info.

Filmi i fundit më të cilin Zeqiri pati edhe sukses ndërkombëtar dhe mori disa çmime është filmi i titulluar “Martesa”, që i takon metrazhit të gjatë dhe për temë ka një trekëndësh dashurie.

E pyetur se sa është vështirë të ndërtohet një karrierë e suksesshme nga Prishtina Zeqiri ka thënë se ana financiare nga këtu dhe jashtë vendit dallon shumë.

Image

“Gjithçka është në dy mundësi. E mira është që nëse je jashtë ai sukses mund të kthehet edhe në të mira financiare, kurse këtu tek ne është shumë e vështirë në këtë anë”, ka thënë Zeqiri.

Tutje ajo ka shtuar se filmbërësit në Kosovë punojnë me pasion dhe dashuri dhe se përfitimet financiare nga ky profesion vazhdojnë të jenë sfidë.

Për më shumë dëgjoni intervistën e dhënë për radio “Prishtina”: