Cineplexx dhuron një Play Station 4 për premierën e Tomb Raider!

Kultura March 12, 2018 - 14:52

Me 15 mars, Cineplexx organizon eventin Premiere Night, me filmin e shumëpritur Tomb Raider. Këtë të enjte, prej orës 18:00 do të shfaqet filmi aksion me aktorën e mrekullueshme Alicia Vikander.
Lara Croft, vajza e ashpër dhe e pavarur e një aventurieri të humbur duhet të testojë veten përtej limiteve të saj kur e gjen veten në ishullin ku është zhdukur i ati.

Image

Për ta bërë këtë premierë edhe më atraktive dhe të veçantë, Cineplexx do të dhurojë edhe shumë shpërblime tjera! Njëri nga këta shpërblime është Sony Playstation 4, i cili do të dhurohet së bashku me super lojën e Tomb Raider, në bashkëpunim me MEGA. Për t’u bërë pjesë e kësaj  loje shpërblyese, thjesht duhet të futni biletën me emër, mbiemër, dhe numër të telefonit në kutinë e cila gjendet në korridor të Cineplexx.

Image

Përveç këtij shpërblimi fantastik, Cineplexx në bashkëpunim me Timberland, gjatë natës do t’i dhurojë 2 parë “Original Timberland Boots”.

Image

Me një vlerësim prej 7.5 në IMDB, ky film po konsiderohet si një ndër filmat më të mirë të sezonës!  

Image

Si gjithmonë, Cineplexx ka organizuar edhe lojë shpërblyese për bileta FALAS në media sociale:

Për më tepër informata rreth eventit dhe orareve KLIKONI KETU //www.cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/sonderevents/TombRaider.sq-KS.php)