Filmi me aktorët kosovarë u shpërblye me “Ariun e Kristaltë” në Berlinale

Kultura February 23, 2018 - 22:18

Filmi holandez “Kiem Holijanda” ku luajnë aktorët kosovarë Arbresha Grabovci Nixha dhe vëllezërit Andi e Florist Bajgora është shpërblyer në Berlinale me cmimin “Ariu i Kristaltë”, shkruan "Zeri.info".

Ky film që prezantoi në njërin nga festivalet me të famshme në botë një histori kosovare u realizua nga regjisorja Sarah Veltmeyer. Filmi flet për Andin dhe Floristin, që jetojnë në një fshat të varfër në Kosovë.

Duke shitur qumësht ata mbajnë familjen. Filmi 14-të minutësh vazhdon me historinë e Floristit i cili aspiron të udhëtojë për në Holandë.

Duke pasur parasysh rëndësinë që festivali Berlinale ka, sukses i këtij ekipi është edhe sukses i kinematografisë kosovarë në botë./ZËRI