Ja çfarë thotë Rita Ora për takimin me kryeministrin Ramush Haradinaj

Kultura February 18, 2018 - 15:22

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila mbajti një koncert mbrëmë në sheshin e Prishtinës ka postuar sot një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shihet së bashku me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë postim, Ora ka shkruar se në takim me kryeministrin Haradinaj ka diskutuar për të ardhmen e vendit.

“Ishte kënaqësi të takojë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe të diskutojmë për të ardhmen emocionuese të vendit tonë”, ka shkruar Rita Ora në një postim të saj në Instragram.

Rita Ora po ashtu pas koncertit të mbrëmshëm është dekoruar edhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale.